Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Kastriot Kreku

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.15/128  Akti                                                                                   Tiranë, më datë 19.01.2023

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

Lënda:             Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancë gjyqësore

   

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësorepër gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:

Të pandehurve:       1.Laert Pasha, i biri i Zylfo dhe i Vojsava, i datëlindjes 27.09.1982.

Akuzuar:                 Për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 të K.Penal.

                          2.Saimir Braho, i biri i Engjëllit dhe i Florikes, i datëlindjes 04.04.1990.

Akuzuar:                 Për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 të K.Penal.

                                 3.Hamza Tola, i biri i Haxhi dhe i Suzanë, i datëlindjes 13.12.1968.

Akuzuar:                 Për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i K.Penal.

                          4.Jorgo Kreku, i biri i Dhimitër dhe i Hajdhos, i datëlindjes 10.09.1948.

Akuzuar:                 Për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katërt i K.Penal.

                                 5.Kastriot Kreku, i biri i Arqilea dhe i Zoica, i datëlindjes 24.01.1968.

Akuzuar:                  Për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 të K.Penal.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Kastriot Kreku lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 07.02.2023, ditë e martë, ora 13.00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj