Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Klodian Zoto, Stela Gugallja, Mirel Mertiri

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.  21/142 Akti                                                                            Tiranë më datë 02.02.2023

 

NJOFTIM ME SHPALLJE PËR TË PANDEHURIT

KLODIAN ZOTO, MIREL MËRTIRI DHE STELA GUGALLJA



Drejtuar:         Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ditën e Martë, më datë 14.02.2023, ora 09:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve :

  • Lefter Koka

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 e 25,260, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

  • Alqi Bllako
  • Pëllumb Abeshi
  • Bardhul Çabiri
  • Serafin Papa
  • Etleva Kondi
  • Jonida Zeqo

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

  • Mirel Mërtiri
  • Stela Gugallja
  • Klodjan Zoto
  • Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk
  • Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 245 e 25, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

Bazuar në parashikimet e nenit 139 dhe 140 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, njoftohet nëpërmjet afishimit në faqen zyrtare të Internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në këndin e njoftimeve për të pandehurit:

-Klodian Zoto, i biri i Agim dhe Valentina, lindur në datë 24.04.1976 në Tiranë dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga "Jeronim De Rada", Nd. l,H.125,Ap.28, Njësia Administrative Nr.2, Tiranë.

-Stela Gugallja e bija e Ferit dhe Liliana, lindur në datë 18.01.1980 në Tiranë dhe banuese në adresën: Rruga "Dhimiter Kamarda",Nd.l,H.2,Njësia Administrative Nr.1, Tiranë.

-Mirel Mertiri i biri i Trifon dhe i Andoniqi, lindur në datë 08.08.1978 në Fier dhe banues në Tiranë, me adresë : "Rruga e Elbasanit", Njësia Administrative Nr.2,Tiranë,

për seancën paraprake që do të zhvillohet ditën e Martë, më datë 14.02.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Bëjmë me dije se në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

Ky njoftim afishohet në faqen zyrtare të internetit dhe në këndin e njoftimeve të Gjykatës.

 

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ