NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Kristi Zyka dhe Florian Disha.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 96 Akti Tiranë, më datë 25.07.2024
Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit Kristi Zyka dhe Florian Disha.
KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 10.09.2024 ora 12:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale me nr. 96 akti, datë regjistrimi 08.07.2024, datë shortimi 09.07.2024, që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori Ols Dado.
TË PANDEHUR: 1. Kristi Zyka, i biri i Nefail dhe Anila, lindur në datë 19.02.1982 në Tiranë dhe banues në adresën Rruga “Pjeter Budi” , nd. nr. 42, h.1, Njësia Administrative nr.2, Tiranë, me ID J81225038F, hetuar në mungesë, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar, përfaqësuar në fazën e hetimit nga Av. Artan Simoni, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, caktuar kryesisht.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.
2. Florian Disha, i biri i Eshref dhe Xhevrije, lindur në datë 19.09.1979 në Kamëz, banues në adresën rruga “Besim Alla”, nd.058, h.1, Njësia Bashkiake nr.6, 1027, Tiranë, hetuar në mungesë, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar, përfaqësuar në fazën e hetimit paraprak nga Av. Arben Gramo dhe Av. Pëllumb Mema, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, caktuar kryesisht.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.
OBJEKTI: Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 8, të viti 2024 të Prokurorisë së Posaçme, ndaj të pandehurve, me akuzat respektive.
BAZA LIGJORE: Neni 331 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata, bazuar në nenin 140/5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit:
- KRISTI ZYKA, i biri i Nefail dhe Anila, lindur në datë 19.02.1982 në Tiranë dhe banues në adresën Rruga “Pjeter Budi” , nd. nr. 42, h.1, Njësia Administrative nr.2, Tiranë, me ID J81225038F, hetuar në mungesë, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar, përfaqësuar në fazën e hetimit nga Av. Artan Simoni, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, caktuar kryesisht.
- FLORIAN DISHA, i biri i Eshref dhe Xhevrije, lindur në datë 19.09.1979 në Kamëz, banues në adresën rruga “Besim Alla”, nd.058, h.1, Njësia Bashkiake nr.6, 1027, Tiranë, hetuar në mungesë, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar, përfaqësuar në fazën e hetimit paraprak nga Av. Arben Gramo dhe Av. Pëllumb Mema, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, caktuar kryesisht.
për t’u paraqitur në seancën paraprake më datë 10.09.2024 ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit të kryhet në këndin e afishimit të gjykatës si dhe në faqen elektronike të saj.
Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës paraprake, do të vijojë gjykimi në mungesë.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON:
- Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për Kristi Zyka dhe Florian Disha.
- Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës se të drejtave për të pandehurit në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale.
- Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 10.09.2024 ora 12:00.
GJYQTARE
RUDINA PALLOJ