NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Leonidha Hristo.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.99 Akti Tiranë, më datë 24.07.2024
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake për të pandehurin Leonidha Hristo.
KRYESEKRETARISË
Në datë 31.07.2024, ditë e mërkurë, ora 11:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale (paraprake) që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
NË NGARKIM TË TË PANDEHURVE:
1.Leonidha Hristo, i biri i Vasil dhe i Irini, i datëlindjes 30.08.1969, lindur në Sarandë dhe banues në fshatin Aliko, Finiq.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
2.Florian Peri, i biri i Arqile dhe i Afroviti, i datëlindjes 18.01.1982, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
3.Stavro Çavo, i biri i Sotir dhe i Angjello, i datëlindjes 10.03.1961, lindur dhe banues në fshatin Halo, Sarandë;
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
4.Lefteria Mekshi, e bija e Spiro dhe e Lika, e datëlindjes 25.05.1967, lindur në Livadhja, Sarandë, dhe banuese në Sarandë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
5.Lefter Karajani, i biri i Jorgji, dhe i Stamatulla, i datëlindjes 12.03.1976, lindur dhe banuese në Cerkovicë, Sarandë.
OBJEKTI:Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.152, të vitit 2020.
BAZA LIGJORE: Neni 331 të Kodit të Procedurës Penale;
Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Leonidha Hristo, i biri i Vasil dhe i Irini, i datëlindjes 30.08.1969, lindur në Sarandë dhe banues në fshatin Aliko, Finiq, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON:
Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:
- në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
- në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Leonidha Hristo.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ