Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: MARIGLEN BESNIK METALLARI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 51 Akti                                                                                     Tiranë, më datë 17.05.2023

LëndaPër afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurin Mariglen Besnik Metallari

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Më datë 26.05.2023, ditë e Premte, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore paraprake çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit:

  • Mariglen Besnik Metallari

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim  të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes, konstatoi se për të pandehurin Mariglen Metallari është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që të hetohet në gjendje të lirë në mungesë deri në ketë fazë të procedimit.

Në këto kushte gjykata, në referim të parashikimeve të nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, vlerëson të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin, me qëllim njoftimin efektiv të tij për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore paraprake.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 140, pika 5 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron:

-  Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin:

  1. Mariglen Metallari, i biri i Besnik dhe i Laureta, i datëlindjes 13.06.2011, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: Lagja nr.2, Rruga “Liria”, Pallati 1, Shkalla 1, Ap.3, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile beqar, i hetuar në gjendje të lirë në mungesë, mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Kevin Kosova, me nr. 11113 Liçence dhe me numër Nipti M02215017A, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298/3 të K.Penal.

- Njoftohet i pandehuri si më sipër, se seanca gjyqësore do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranënë datë datë 26.05.2023, ditë e Premte, ora 09:00

Bëjmë me dije se mosparaqitja në seancë gjyqësore passjell zhvillimin e gjykimit në mungesë.

- Ngarkohet kryesekretaria e Gjykatës për marrjen e masave për publikimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit të gjykatës si dhe afishimin e tij në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe për njoftimin e gjykatës për veprimet e kryera, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ