NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Nikollaq Gjini

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 160 Akti Tiranë, më 23.12.2024
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të kallëzuesit Nikollaq Gjini.
KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATE.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale me:
KËRKUES: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
OBJEKTI : Pushimin e cështjes/akuzës penale për procedimin penal nr.221 datë 12.08.2021.
BAZA LIGJORE: Neni 329/a të K.Pr.Penale
Gjykata ka vendosur: Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të kallëzuesit:
1.Nikollaq Gjini i biri i Sotir dhe i Llamba, i datëlindjes 24.11.1948 lindur në Pishë Fier dhe banues në adresën : Rruga “ Dalip Topi” Pallati Zaimaj, shk.2,ap.22 Tiranë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 07.01.2025, ditë e martë, ora 09:15 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTAR
BIB NDRECA