Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Përparim Kule, Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.80 Akti                                                                                         Tiranë, më 26.05.2023

Njoftim me shpallje

datë 04.07.2023, ora 11;00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin

dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore  me

kërkues Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër të:

TE PANDEHURVE: Përparim Kule, Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Ilija

Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.


AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a 2 e 334 të Kodit Penal.

Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje, të pandehurit:

  1. Përparim KULE, i biri i Qani dhe i Bajame, i datëlindjes 002.1957, afër fshatit Gurliano, Bullgari.
  2. Borislav Ivanov KRUMOV, i datëlindjes 23.07.1988, lindur dhe banues në Bullgari,
  3. Marin Dimitrov VASILEV, i datëlindjes 18.11.1968, me shtetësi Bullgare, lindur e banues në Bullgari,
  4. Ilija MITREVSKI, i biri i Zdravko dhe i Vesela, i datëlindjes 02.08.1966, lindur në Ohër, dhe banues në lagjen “Tahiraj” në fshatin Volino, Maqedoni e Veriut,
  5. Betim Veliu, i biri i Islam dhe i Luleta, i dtl.28.12.1956, me banim në fshatin Delegozdi, Strugë, Maqedoninë e Veriut.
  6. Artim DAUTI, i biri i Hadi dhe i Fluturija, i datëlindjes 30.08.1979, Strugë, Maqedoni e Veriut,
  7. Zaim DAUTI, i biri i Islam dhe i Luleta, i datëlindjes 13.09.1985, lindur në fshatin Delegozdi, Strugë, Maqedoni e Veriut,
  8. Genc DIBRA, i biri i Shaban dhe i Zeliha, i datëlindjes 22.05.1972, lindur në fshatin Delegozdi, Strugë, Maqedoni e Veriut:

për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 04.07.2023, ora 11:00.

Mosparaqitja e të pandehurve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,si dhe të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI