Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: SHOQËRIA TREGTARE “BIO BLEND FRUIT” SHPK

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.  539 Akti                                                                                  Tiranë më datë 03.02.2023

NJOFTIM ME SHPALLJE PËR SHOQËRINË TREGTARE “BIO BLEND FRUIT” SHPK

 

Drejtuar :         Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 17.02.2023, ora 12:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

SUBJEKT I INTERESUAR: Shoqëria tregtare “Bio Blend Fruit” shpk, me NUIS L61608508K, me adresë : Lagjia nr. 15, Perballë varrezave të vjetra, Spitallë, Durrës, godina 2 katërshe, Nr 14, Durrës, me administrator Bedri Buzi, ortak i vetëm Miklovan Xhafa.

OBJEKTI:                       Të vendoset heqja e pjesshme e masës së sigurimit pasurore “Sekuestro preventive”, vendosur me vendimin nr. 130, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e paluajtshme të sekuestruara në emër dhe në pronësi të shoqërisë “Bio Blend Fruit” sh.p.k, të mëposhtme:

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-30, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 35, e llojit apartament me sipërfaqe 85 m2;

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-33, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 38, e llojit apartament me sipërfaqe 74 m2;

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-20, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 25, e llojit apartament me sipërfaqe 135 m2;

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-36, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 31, e llojit apartament me sipërfaqe 119 m2;

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-21, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 26, e llojit apartament me sipërfaqe 74 m2;

Pasuria e paluajtshme nr. 27/321/ND+1-29, zona kadastrale  nr. 8512, volumi 69, faqe 34, e llojit apartament me sipërfaqe 80 m2;

BAZA LIGJORE:           Neni 274/3 i Kodit të Procedurës Penale.

Bazuar në parashikimet e nenit 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, njoftohet nëpërmjet afishimit në faqen zyrtare të Internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në këndin e njoftimeve:

Shoqëria tregtare “Bio Blend Fruit” shpk, me NUIS L61608508K, me adresë : Lagjia nr. 15, Përballë varrezave të vjetra, Spitallë, Durrës, godina 2 katërshe, Nr. 14, Durrës, me administrator Bedri Buzi, ortak i vetëm Miklovan Xhafa, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 17.02.2023, ora 12.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Bëjmë me dije se në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, gjykimi do të vijojë në mungesë.

Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera për afishimin e njoftimit, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.

Ky njoftim afishohet në faqen zyrtare të internetit dhe në këndin e njoftimeve të Gjykatës.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ