Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Shoqërisë “DOLA” Sh.p.k

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.50 Akti                                                                                                 Tiranë, më 18.12.2024

Njoftim me shpallje

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 08.01.2025, ditë e mërkurë, ora 12:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, që u përket:

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Alfred Shehu;

OBJEKTI:                 Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 9, datë 16.02.2024, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë Për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë...Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë Për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë...Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.22, datë 07.06.2024, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

BAZA LIGJORE:     Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar.

Gjykata bazuar në  nenin 140/a  pika “2”të K.Pr.Penale vendosi të njoftojë me shpallje publike: Personin e tretë:

Shoqëria “DOLA” Sh.p.k, me adresë Njësia Bashkiake Nr.5, Rr”Medar Shtylla”, Pallati “Dola” shpk, Shkalla 2, Dyqani Nr. 17, Tiranë, për procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 08.01.2025, ditë e mërkurë, ora 12.00. 

Njoftimi me shpallje urdhërohet atë kryhet nëpërmjet afishimit të njoftimit në adresën e deklaruar të selisë, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, si dhe nëpërmjet afishimit në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve në rastet e personave juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar.

Mosparaqitja e shtetasve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI

Me autorizim

Sekretare gjyqësore

Drita Suta