NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: TOR SHERRI (VITOR) DHE DANJEL LALAJ.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.64 Akti Tiranë, më 23.07.2024
Njoftim me shpallje
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me datë 20.09.2024, ora 13.00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
KUNDËR TË PANDEHURVE: Danjel Lalaj dhe Tor Sherri (Vitor).
TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Prodhim dhe shitja e bimëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
Gjykata bazuar në nenin 140/5 të K.Pr.Penale vendosi të njoftojë të pandehurit:
- Danjel Lalaj, i biri i Zefit dhe i Agustinës, i dtl.01.01.2004, lindur e banues në Dom, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, me leje banimi në Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë;
- Tor Sherri, i biri i Pjetër dhe Marijes, i dtl.01.06.1988, lindur në Kuzhnen dhe banues në fshatin Barbullojë, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë, me leje banimi në fshatin Kuzhnen, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë;
për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 20.09.2024, ora 13.00.
Mosparaqitja e të pandehurve në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.
GJYQTARE
LULJETA KOLE