Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Talo Çela

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 01 Regj.Them.                                                                              Tiranë, më 18.05.2023

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e të pandehurit Talo Çela, nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale, seancë paraprake;

                                                    

KËRKUESE:    

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

                         

OBJEKT:                 

Dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:   

  • Talo Çela
  • Nuredin Dumani

TË AKUZUAR:                 

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e drejtuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale;

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të pandehurit Talo Çela, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 30.05.2023, ditë e Martë, ora 11:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 GJYQTARE

  Etleva DEDA