Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Yalcin Ali Hanci

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.31Akti                                                                                         Tiranë, më datë 13.06.2024

      

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake

KRYESEKRETARISË

Në datë 27.06.2024, ditë e enjte, ora 09:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale(paraprake) që i përket:

Kërkues:                    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Në ngarkim të të pandehurve:

1.Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i datëlindjes 10.10.1988, i biri i Kamal dhe i Nadia Mada, me kombësi egjiptiane, me shtetësi egjiptiane dhe italiane.

Akuzuar për kryerjen e veprave penaleNdihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Soran Saber, i biri i Shemsadin dhe Gazala, i datëlindjes 25.03.1996, me kombësi dhe shtetësi irakiane. 

Akuzuar për kryerjen e veprave penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3.Yalcin Ali Hanci, i datëlindjes 02.03.1974, banues në Stamboll, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke.

Akuzuar për kryerjen e veprave penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

4.Mustafa  Koseoglu, i biri i Hysein dhe i Jëlldëz, i datëlindjes 12.12.1967, lindur dhe banues në Giresun, në Detin Zi, me kombësi dhe shtetësi turke, me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar.

Akuzuar për kryerjen e veprave penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 29/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Objekti:                      Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.148/2020.

Baza Ligjore:             Neni 331 të K.Pr.Penale.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci, i datëlindjes 02.03.1974, banues në Stamboll, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.       

                                              

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                   URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Yalcin Ali Hanci.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ