Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Ylber Hoxha (Istrefi)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 60/138 Akti                                                                             Tiranë, me datë 16.01.2023

Lënda:             Për depozitimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Ylber Hoxha (Istrefi).

Drejtuar:         Kryesekretarisë së Gjykatës

KËTU

Me datë 30.01.2022, ora 13.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet çështja penale në seancë gjyqësore që i përket:

KËRKUES:                Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

I PANDEHUR:           Ylber Hoxha (Istrefi), i biri i Vesel dhe i Naile, i datëlindjes 03.04.1968, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: Lagjia Deshmorët, Nr. 9, H. 3, Ap. 4, 8501, me shtetësi shqiptare, gjendja civile “I martuar”, gjendja gjyqësore “I padënuar”, me arsim të mesëm.

AKUZUAR:                Për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurin Ylber Hoxha (Istrefi) në Bashkinë Kukës si dhe afishimin e aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurit Ylber Hoxha(Istrefi).
  2. Bashkinë Kukës për depozitimin  dhe afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Ylber Hoxha (Istrefi), i biri i Vesel dhe i Naile, i datëlindjes 03.04.1968, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: Lagjia Deshmorët, Nr. 9, H. 3, Ap. 4, 8501, në  këndin e njoftimeve të Bashkisë Kukës si dhe afishimin e depozitimit të lajmërimit në portën e shtëpisë së tij.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 30.01.2023, ora 13:30.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI