Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: personit juridik SLAI sh.p.k

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 47 Akti                                                                                  Tiranë, me datë 22.07.2024

Lënda: Urdhër për afishimin e aktit të njoftimit e personit juridik SLAI sh.p.k

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate. 

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 30.07.2023, ditë e martë, ora 13:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokuror Alfred Shehu.

OBJEKTI: Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.10, datë 27.02.20254, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

SUBJEKTE TË HETIMIT PASUROR: Princ Dobroshi, Olsi Syziu        

PERSONA TË LIDHUR: Sultanije Ramadani, Alketa Syzie, Bib Syziu, Migena Ceku (Syziu), Shoqëria tregëtare “SLAI”.

Gjykata, në seancën gjyqësore të datës 16.07.2024, bazuar në nenin 140/a të Kodit të Procedurës Penale, çmoi të nevojshme afishimin e njoftimit në adresën e deklaruar të selisë së personit juridik, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, dhe në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140/a të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të personit juridik SLAI sh.p.k, me cilësinë e personit juridik të lidhur, nëpërmjet afishimit në këndin e gjykatës dhe faqesn zyrtare të saj.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 30.07.2024, ditë e martë, ora 13:00.

                     GJYQTARE

                    Irena GJOKA