Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN PER viktimen: Partia Demokratike, Dega Kavajë.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.48 Akti                                                                                        Tiranë, më datë 22.04.2022

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për viktimën Partia Demokratike,

Dega Kavajë.

   

datë 06.05.2022, ditë e Premte, ora 09:00,Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organzuar, Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore me:

Kërkues:                                Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

                        

Objekt:                                   Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Vaid Shaba, me kallëzues Partinë Demokratike, Dega Kavajë.

Në seancën gjyqësore të datës 19.04.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim viktimës në proçes Partia Demokratike, Dega Kavajë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 06.05.2022, ditë e Premte, ora 09:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e intërnetit të kësaj gjykate të shpalljes.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA