Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN e viktimave: Sara Avdi, Antonio Avdi, Shkëlqim Avdi, Sonila Rreshka, Lefter Shkoza, Marsel Jashari, Anisa Çupi dhe Posta Shqiptare Dega Durrës

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.8/84 Akti                                                                                        Tiranë, më datë 22.04.2022

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit për viktimave Sara Avdi, Antonio Avdi, Shkëlqim Avdi, Sonila Rreshka, Lefter Shkoza, Marsel Jashari, Anisa Çupi dhe Posta Shqiptare Dega Durrës.

   

datë 05.05.2022, ditë e Enjte, ora 12:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organzuar, Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore me:

Kërkues:     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

                     Tiranë.                       

Objekti:        Dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurëve:   

        • Talo Çela
        • Nuredin Dumani

Akuzuar:    Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4,

333/a/1, 334, 78/1-25, 22, 278/1 e 25 të K.Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 20.04.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim viktimat në proçes Sara Avdi, Antonio Avdi, Shkëlqim Avdi, Sonila Rreshka, Lefter Shkoza, Marsel Jashari, Anisa Çupi dhe Posta Shqiptare Dega Durrës, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 05.05.2022, ditë e Enjte, ora 12:30 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e intërnetit të kësaj gjykate të shpalljes.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA