Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR per njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale Fatos Latifi, Marius Xhepexhiu dhe Xhulio Shkurti.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË|
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.13/47/88 Akti                                                                                              Tiranë, më 06.04.2022

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për viktimat dhe trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale Fatos Latifi, Marius Xhepexhiu dhe Xhulio Shkurti.

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURIT:     LAERT HAXHIU

AKUZUAR:   Për kryerjen e veprave penale të Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me parandim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë ne dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dyose më shumë personave mbetur në tentativë e kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “ Pishje e qëtësisë publike” të kryer në bashkëpunim të vecantë atë grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22, 79/dh, 79/dh-22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 05.04.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave nga vepra penale

Fatos Latifi me adresë banimi Lagjia Kadri Qystri Lushnjë; Marius Xhepexhiu i biri i Maksim dhe i Merita i datëlindjes 07.03.1991, lindur dhe banues në Lushnjë; Xhulio Shkurti i biri i Ramadan dhe i Burbuqe, i datëlindjes 19.10.1994, lindur dhe banues në Lushnjë, për seancën gjyqësore paraprake që do të zhvillohet datë 20.04.2022, ditë e mërkurë, ora 13:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTAR

ERJON ÇELA