Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER SEANCE GJYQESORE NDAJ PERSONIT TE TRETE: Luiza Milo

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

 T I R A N Ë

Nr. 165 Akti                                                                                                        Tiranë, më 11.10.2021

         

Lënda:          Për njoftimin me shpallje publike për shtetasen Luiza Milo.

      

Drejtuar:      Kryesekretarisë së gjykatës

Në datë 26.10.2021, ditë e Martë, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale me:

Kërkues:                    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

     Objekti:                      Konfiskimin e pasurisë së shtetasit Arian Plaku.

     Baza ligjore:              Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Gjykata bazuar në nenin 133/a të  K.Pr.Civile,

URDHËRON

1. Njoftimin shpallje publike të personit të tretë, shtetases:

  • Luiza Milo, e bija  e Toli, e datëlindjes 02.04.1958, banueseErsekë.

për zhvillimin e gjykimit të kërkesës penale me objekt konfiskimin e pasurisë së shtetasit Arian Plaku, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke i komunikuar shtetases Luiza Milo zhvillimin e seancës së ardhshme gjyqësore në datë 26.10.2021, ditë e Martë, ora 12:00.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e shpalljeve të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për shtetasen Luiza Milo.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 26.10.2021, ditë e Martë, ora 12:00.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

GJYQTARE

Iliriana OLLDASHI