Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM: OBJEKTI: Rishikim vendimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së parë “Për Krimet e Rënda” Tiranë me nr.09, datë 09.03.2017.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË

Nr. Akti 84

Tiranë më datë 04.04.2018.

NJ O F T I M
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi nga trupi gjykues me datë 10.04.2018, ditë e marte, ora 10:00, kërkesa penale me:

KËRKUES: Shtetasit Ismet Meta, Nekije Gorgeja dhe Skënder Gorgeja.
PALË E INTERESUAR: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
OBJEKTI:  Rishikim vendimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së parë “Për Krimet e Rënda” Tiranë me nr.09, datë 09.03.2017, i ndryshuar me vendimin nr.58,datë 15.05.2017 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 494,495,496 e vijues të K.Pr.Civile.
Ligji nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” neni 3/1/d, 5/1/2 dhe 242/a/1, 27 e vijues. Vendimi unifikues nr.1,datë 31.01.2006.Vendimi nr.181,datë 07.05.2009 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë. Nenet 42, 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 6 dhe 13  Konventa Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. 
Kërkesa penale do të shqyrtohet në dhomë të këshillimit nga trupi gjykues, në datë 10.04.2018, ditë e Marte, ora 12:00, lajmërimi do të bëhet nëpërmjet afishimit të aktit në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate si edhe në faqen zyrtare të internetit, në adresën sekretaria@gj.k.r.gov.al
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më 10.04.2018, ditë e Marte, ora 12:00
Tiranë, sot më dt.04.04.2018.

GJYQTAR

Klodian KURUSHI