Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PER Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E APELIT
PËR
KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. Regj.Them.74.

Dt. Regj.12/04/2022                                                                   Dt.urdhërimit 14/04/2022

Vendim i ndërmjetëm

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimet:

Apel: i ankuesit Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga, nënshkruar nga ata dhe av.Ilir Murati, si kundërshtim ndaj «vendimit n.160, dt.18/10/2021 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur në datë 05/04/2022, në Gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2 dhe 5, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit Miliana Muça & Saida Dollani, të caktuar sipas shortit të datës 13/04/2022,

Caktoj:

datën 05 Maj 2022 dhe orën 0900 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.74 regj.them., dt.regj.12/04/2022 me

Kërkues:           Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurore Posaçme znj.Elida Kaçkini;

Kundër: Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga;

me Objekt:   Konfiskimin e pasurisë: -Apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë, apartamenti nr.6, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborrin e shkollës në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen, sipas kontratës së sipërmarrjes nr.1321 rep., dhe nr.612 kol., datë 04.10.2013. porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

                - Apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, kati i dytë, apartamenti nr. 7, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborin e shkollës, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rreshen, sipas Kontratës së Sipërmarrjes nr. 1526 rep., dhe nr. 677 kol., datë 8.11.2 13 me porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

                -Apartament banimi me nr. Pasurie 3/51 + 1-3, vol 7 fq. 3, ndodhur në zonën kadastrale 3224 me adresë: Rrëshen, Mirditë, P99/9/1, sh.1, k.2, ap.3 me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga, sipas Çertifikatës për Vërtetimin e Pronësisë, me nr. serial 1088153 datë 30.7.2015.;

në selinë e Gjykatës së posaçme të Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, salla 1, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

      GJYKATËS

DHIMITËR  LARA