Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PER: Kreshnik DAUTI; PERSON I TRETE: Kreshnik TRAKALAÇI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 124 akti                                                                                                          

Data e regjistrimit 30.06.2022

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 124 akti, datë 30.06.2022 regjistrimi, që i përket.

KËRKUESE:                        Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

OBJEKTI:                             Konfiskimin e pasurisë, mbi të cilën është vendosur sekuestro me vendimin nr. 224, datë 30.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

KUNDËR SUBJEKTIT:      Kreshnik DAUTI

PERSON I TRETË:             Kreshnik TRAKALAÇI

BAZA LIGJORE:                 Aktit Normativ nr. 1, datë 31/01/2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 25 Korrik 2022, ora 12:00.

Mbi bazën e shortit të zhvilluar pranë kësaj gjykate, kjo çështje shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Nertina Kosova (Kryesuese), Engert Pëllumbi (Anëtar) dhe Saida Dollani (Anëtare). Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5 të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni palët për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në këndin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme Apeli, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në website të gjykatës.

Tiranë, më 08.07.2022.

KRYESUESE E KOLEGJIT

Nertina KOSOVA