Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PER: Roland/Taulant Domi, Nertila Domi, Dritë Domi/Loja.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.152.

Dt. Regj.08/09/2022                                                                                               Dt.urdhërimit 19/09/2022

Vendim

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit 

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimet:

Ankim: z.Roland/Taulant Domi, si kundërshtim ndaj «vendimit n.37/142, dt.07.03.2022 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur në datë 01/08/2022, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Ankim: znj.Nertila Domi, si kundërshtim ndaj «vendimit n.37/142, dt.07.03.2022 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur në datë 01/08/2022, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Ankim: znj.Dritë Domi/Loja, si kundërshtim ndaj «vendimit n.37/142, dt.07.03.2022 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur në datë 01/08/2022, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile’ (pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatëse Nertina Kosova, të caktuar sipas shortit të datës 10/02/2021 që ka gjykuar ‘sekuestron’ dhe gjykatëse Igerta Hysi, caktuar sipas shortit të datës 09/09/2022

Caktoj:

datën 11 Tetor 2022 dhe orën 1030 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.152 regj.them., dt.regj. 08/09/2022 me

Kërkues:    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurori z.Alfred Shehu;

Kundër: 1. Roland/Taulant Domi (mbrojtur nga av.Aleksandër Ndrejaj dhe av.Flavjan Ndrejaj, të zgjedhur).

2. Nertila Domi (mbrojtur nga av.Aleksandër Ndrejaj dhe av.Flavjan Ndrejaj, të zgjedhur).

3. Dritë Domi/Loja (përfaqësuar nga av.Aleksandër Ndrejaj dhe av.Flavjan Ndrejaj, të zgjedhur);

me Objekt: Kundërshtim i vendimit n.37/142, dt.07.03.2022 që ka vendosur të konfiskohet-Pasuria e paluajtshme me nr. 321/8, z.k. 3852, vol. 5, faqe 121, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m2, në pronësi të shtetasit Roland Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr. 150/8, vol. 10, faqe 170, z.k. 3852, lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234m2, nga e cila 234 m2, truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Roland Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr.1/178-N2, z.k. 8513, vol. 51, faqe 25, lloji i pasurisë njësi me sipërfaqe totale 34.32m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr.1/178-N3 z.k. 8513, vol. 51, faqe 26, lloji i pasurisë njësi me sipërfaqe totale 20.26 m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr.1/178-N4, z.k. 8513, vol. 51, faqe 27, lloji i pasurisë njësi me sipërfaqe totale 26.36 m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr. 1/1683-ND, z.k. 8513, vol. 81, faqe 197, lloji i pasurisë ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr.pasurie 267/11, z.k. 2596, vol. 17, faqe 81, lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe 2,026 m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuria e paluajtshme me nr.pasurie 267/12, z.k. 2596, vol. 17, faqe 104, lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe 888 m2, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Pullumb Domi. -Pasuri e paluajtshme me nr.305/59+2-5, në z.k. 2291, vol. 10, Faqe 213, të llojit apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases Nertila Fatmir Domi. -Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, me targa AA244CY, me nr. Shasie “WDB2112261A628789”, me ngjyrë blu, i vitit të prodhimit 2004, në pronësi të shtetases Drita Qazim Domi. -Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, me targë AA181BO, me nr. shasie *1C4GYN2M5XU119850*, me ngjyrë të zezë, i vit prodhimit 1999, në pronësi të shtetases Drita Qazim Domi; në selinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

Në zbatim të §5/1, të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para shqyrtimit të çështjes – pra deri më datë 06 Tetor 2022 – të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim.

      GJYKATËS

DHIMITËR  LARA