Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Ahmet Isufaj, Mariana Isufaj, Eneriada Bregu (Isufaj), Amarildo Isufaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 104 Akti                                                                                                          

Data e regjistrimit 15.06.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 104 akti, në datë 15.06.2023 regjistrimi, që i përket.

KERKUES:      Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ppërfaqësuar në gjykim nga prokuror Ened Nakuçi.

ANKUES:                   Ahmet Isufaj, Mariana Isufaj, Eneriada Bregu (Isufaj), Amarildo Isufaj

OBJEKTI:                  Konfiskim pasurie

BAZA LIGJORE:       Akti Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë  10 Korrik 2023, ora 09:30.

Trupi gjykues sipas shortit të datës 15.06.2023 përbëhet: Relatore Saida Dollani, Nertina Kosova anëtare dhe  Dhimitër Lara anëtar.

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5 të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që palët dhe përfaqësuesit/mbrojtësit të marrin dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të Gjykatës Posaçme të Apelit, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në websit të gjykatës.

Tiranë, më 16.06.2023.

 SEKRETARE                                                                                   KRYESEKRETARE

  F.KUSHE                                                                                             L.SHKRETA