Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Besnik Hoxha, Hysnije Hoxha, Bardhyl Gavelli

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 45 Akti                                                                                                           

Data e regjistrimit 28.02.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 45 akti, në datë 28.02.2023 regjistrimi, që i përket.

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

KUNDËR:                 1. Besnik Hoxha,

                                    2. Hysnije Hoxha,

                                    3. Bardhyl Gavelli,

                                    4. Maringlen Kalemaj,

5. Arjan Hoxha,

6. Personi juridik “Edil Ergi Shpk”.

ME OBJEKT:           Kundërshtim i vendimit nr. 41/146, datë 12.10.2022 që ka vendosur të konfiskohet: 1. Pasuria me nr. 17/263, vol. 23, fq. 34, z.k. 8516, me sipërfaqe 981.15m2, e llojit truall ndodhur në lagjen shkozet, Durrës, në pronësi të shtetasit Besnik Hoxha, 2. Pasuria me vetëdeklarim me nr. 8420 dhe nr. 9509 prot., datë 23.11.2006 Njësia vendore Durrës, e aplikues Ardjan Urim Seferi, e përfituar nga shtetasi besnik Hoxha, me deklaratë noteriale me nr. 4733 rep., dhe nr. 1677 kol., datë 20.12.2019, dhe 3. Pasuria e llojit apartament banimi me sipërfaqe 65m2, e ndodhur në Qerret, Golem në emër të shtetases Hysnije Hoxha (nëna e subjektit).

ANKUES:                  Besnik Hoxha,

Hysnije Hoxha,

Bardhyl Gavelli.

BAZA LIGJORE:     Akti Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

                                    Neni 442 442/a, 443, 452 e vijues, 466/b i Kodit të Procedurës Civile.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 05 Prill 2023, ora 09:30.

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5, të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, ankuesit Besnik Hoxha, Hysnije Hoxha, Bardhyl Gavelli.

Në zbatim të nenit 460/5/1, të Kodit të Procedurës Civile, palët kanë të drejtë që deri në 5 ditë para shqyrtimit të çështjes - pra deri në datë 31.03.2023 - të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme të Apelit, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në websit të gjykatës.

Tiranë, më 15.03.2023.

R E L A T O R I

Dhimitër LARA