Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Kastriot Jahupi, Liri Jahupi, Arben Jahupi, Djana Jahupi, Klarita Alizolli (Jahupi) dhe Kejsi Jahupi.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 206 Akti                                                                                                         

Data e regjistrimit 15.12.2022

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 206 akti, në datë 15.12.2022 regjistrimi, që i përket.

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar,

Prokuror i Posaçëm Behar Dibra.

KUNDËR:                 1. Kastriot Jahupi,

2. Liri Jahupi,

3. Arben Jahupi,

4. Djana Jahupi,

5. Klarita Alizolli (Jahupi),

6. Kejsi Jahupi.

ME OBJEKT:           Konfiskimin e pasurisë:

- objekt 2 kate lokal + banesë, ndërtim informal, me sipërfaqe të zënë 600 m2 dhe me sipërfaqe ndërtimore 185 m2, me vetë deklarim n.833prot, datë 20/09/2006, me vend ndodhje në ish-lagjen ‘Çlirim’, Berat, (duke u korrigjuar si Pasuria ndërtim 3-kate lokal + banesë me sipërfaqe të zënë 390m2 dhe me sipërfaqe ndërtimore 95m2 e ndodhur në rrugën “Stavri Naço”, e zotëruar nga familjarët e subjektit Kastriot Jahupi).

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 09 Janar 2023, ora 11:00.

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5, të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, ankuesit Kastriot Jahupi dhe Liri Jahupi.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme të Apelit, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në websit të gjykatës.

Tiranë, më 19.12.2022.

R E L A T O R

Dhimitër LARA