Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE PËR: Taulant Starova

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 40 Akti                                                                                                           

Data e regjistrimit 15.02.2023

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 40 akti, në datë 15.02.2023 regjistrimi, që i përket.

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

KUNDËR:                 1. Aleks Prifti/Agron Hoxha

                                    2. Taulant Starova/Andreja Prifti,

                                    3. Novruz Hoxha,

                                    4. Pranvera Hoxha,

5. Luan Pire.

ME OBJEKT:           Kundërshtim i konfiskimit të pasurisë e llojit apartament me sipërfaqe 107m2, në godinën 12 katëshe të ndërtuar nga “Sinjari sh.p.k”, ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, në pronësi të Taulant Novruz Starova, me vendimin nr. 33, datë 14.10.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

ANKUES:                  Taulant Starova.

BAZA LIGJORE:     Akti Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 20 Mars 2023, ora 09:30.

Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5, të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi, ankuesi Taulant Starova.

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në vendin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme të Apelit, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në websit të gjykatës.

Tiranë, më 24.02.2023.

R E L A T O R I

Dhimitër LARA