Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftim me shpallje :”Konsifikimin e pasurisë sipas Aktiti Normativ Nr.1/2020 ndaj subjektiti Orges Jahelezi” per shtetasit në cilësinë e personit të trëtë

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.41/216 Akti                                                                                                      Tiranë, më 02.04.2021

 

Njoftim me shpallje

Pranë Gjykatës së Shkallë së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është duke u gjykuar çështja me nr.41/216 regj.themel, që i përket: Kërkues : Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizuar, me objekt:”Konsifikimin e pasurisë sipas Aktiti Normativ Nr.1/2020 ndaj subjektiti Orges Jahelezi”.

 

Gjykata konform neneve 133/a dhe 133/b të K.Pr.Civile, parashikimit: “1. Njoftimi me shpallje publike kryhet me anë të afishimit të tij në gjykatën e vendit ku do të gjykohet mosmarrëveshja, në vendin ku personi të cilit i drejtohet njoftimi ka vendbanimin ose në vendqëndrimin e tij, si edhe në njësinë administrative në të cilën ka vendbanimin ose vendqëndrimin.”,  vendosi të njoftojë me shpallje shtetasit në cilësinë e personit të trëtë:

  1. Subjekti “ Albanopolis Holet”, shpk, NUIS M01407013A, me administrator Vesa Mulgeci, me adresë: rruga “Mine Peza”, nr.23.
  2. Subjekti “ Luan Jalehezi”, person fizik, NUIS K91323038A, Njësia Bashkiake nr.11, rruga Pandi Bardha, godinë 2 katëshe, kati 1, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
  3. Subjekti “ Luan Jalehezi”, person fizik, NUIS L82110005B, rruga Irfan Tomini, Pallati I vjetër, pranë postës nr.8, kati 1
  4. Subjekti “ ALBANIAN TRADE”, shpk, NUIS L31918001D, me administrator Enio Jahelezi, Njësia Bashkiake nr.5, rruga Andon Zake Çajupi, nr.23
  5. Subjekti “ CAVALLI CLUB”, shpk, NUIS L92020024J, me administrator Enio Jahelezi, Njësia Bashkiake nr.6, rruga Reshit Bedri Karapici, ish-Qyteti i nxënësve, nr.1
  6. Subjekti “ CINCO CAVALLI”, shpk, NUIS L61809506F, me administrator Enio Jahelezi, me adresë Lagjja nr.1, rruga Currilave, objekti me nr.463/52
  7. Subjekti “ GO TRAVEL ”, shpk, NUIS L31909006V, me administrator Enio Jahelezi, rruga Hoxha Tasim, pallati 292, apartamenti 17/2, tek Xhamlliku.
  8. Subjekti “ HOLET DELUXE”, shpk, NUIS L62415007D, me administrator Luan Jahelezi, Yzberisht , nr.315/104, vol. 18, faqe 9
  9. Subjekti “ VOX CLUB”, shpk, NUIS L62126017K, me administrator Enio Jahelezi, Lagjja Sauk I Vjetër, ish godina e Murati do Brazil,26,
  10. Subjekti “ ITALKROM 2000”, shpk, NUIS L38904601G, me adresë: Kukës Bytyc, Vlad, Pac, për t’u paraqitur në séance gjyqesore të caktuar më datë  23.04.2021, ditë e premte ora 09:00  në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Në rast mosparaqitje të palëve të tretë në seancë pa shkak të arsyeshëm, gjykata do të proçedojë sipas nenit 179/3 të Kodit të Procedurës Civile.

Një kopje e kësaj shpallje afishohet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje administrohet në fashikullin gjyqësor, dhe Njësisë Bashkiake Nr.9; Njësisë Bashkiake Nr.5, Njësisë Bashkiake Nr.6, Njësisë Bashkiake Nr.11, Njësisë Bashkiake Nr.2, Njësisë Administrative Nr.14, Tiranë;  Bashkisë Tiranë; Njësisë Rajonale Nr.1 Durrës; Bashkisë Durrës , Bashkisë Kukës, dhe QKB-së. Njoftimi me shpallje qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.

Gjykata urdhëron Njësinë Bashkiake Nr.9, Njësinë Bashkiake Nr.5; Njësianë Bashkiake Nr.6; Njësianë Bashkiake Nr.11; Njësinë Bashkiakë Nr.2, Njësinë Administrative Nr.14,Tiranë,  Bashkinë Tiranë; Njësinë Rajonale Nr.1 Durrës, Bashkinë Durrës, Bashkinë Kukës, dhe QKB-në, për depozitimin në Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme, të konfirmimit me shkrim për realizimin e afishimit të njoftimit me shpallje.

Në rast moszbatimi të këtij detyrimi ligjor, Gjykata do të aplikojë masat ligjore të përcaktuara në K.Pr.Civile.

GJ Y Q T A R E

MILIANA MUÇA