Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftim me shpallje: Seance gjyqësore për ''Saimir Hysenbelliu''

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.87 Akti                                                                                            Tiranë, më 19.07.2021

Njoftim me shpallje

datë 13.09.2021, ditë e hënë, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurëve:  Saimir Hysenbelliu, etj., akuzuar për kryerjen e veprave të "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a 2 e 334 të Kodit Penal.

Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje në vendin e banimit, të pandehurin: Sajmir Hysenbelliu, i biri i Njazi-ut dhe Afërditë-s, datëlindjes 03.11.1972, lindur në Skrapar dhe banues Njësia Bashkiake Nr. 9 Rr. "Karl Gega", Stacioni i Trenit i Vjetër në Tiranë, për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.09.2021, ditë e hënë, ora 09:00.

Mosparaqitja e të pandehurit të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje qëndron në dosje, një kopje i dërgohet për afishim Njësisë Bashkiake Nr. 9, Bashkisë Tiranë, për tu afishuar në këndin e saj, dhe në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata urdhëron depozitimin e shkresës për realizimin e afishimit të njoftimit në Gjykatën e Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin, 

GJYQTAR

SOKOL PINA