Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftim me shpallje per seance gjyqesore ndaj subjektit: Ylvije Elbasani

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 15 Akti                                                                                                   Tiranë, më 28.07.2021

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e subjektit Ylvije Elbasani, nëpërmjet shpalljes publike”.

Pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është paraqitur për gjykim kërkesa, me palë, kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Altin Dumani, me objekt: Konfiskimin e pasurisë, për subjektet: Astrit Beqiri, Amela Kastrati, Ikbale Kastrati, Eri Pelinku (Ergys Elbasani), Dëfrim Beck (Dëfrim Elbasani), Ylvije Elbasani, Besnik Elbasani, Afrim Elbasani.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e subjektit Ylvije Elbasani, në adresën e dhëna brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të subjektit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit dhe këndin e afishimeve të Gjykatës, sikurse edhe pranë Zyrës së Gjëndjes Civile përkatëse, nën juridiksionin e së cilës gjendet vendbanimi i subjektit, si dhe në portën e banesës së subjektit.                                                      

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale,

U R D H Ë R O N

Njoftimin e e subjektit Ylvie Elbasani, e bija e Qamil dhe e Hava, e datëlindjes 22.04.1956, lindur dhe banuese në Shkodër, me adresë Lagjia “Partizani” Nd.117, Shkodër, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 16.09.2021, ditë e Enjte, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në Zyrën e Gjëndjes Civile, nën juridiksionin e së cilës gjendet adresa e vendbanimit të subjektit Ylvie Elbasani, si dhe në portën e banesës së subjektit.                                                         

 

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ