Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftim me shpallje, seance gjyqesore kunder: Dritan Gramozi dhe Arjan SHEHU

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.19/45 Akti                                                                                       Tiranë, më 23.07.2021

Njoftim me shpallje

datë 13.09.2021, ditë e hënë, ora 13:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurëve:  1.Dritan Gramozi, akuzuar Për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuar nga nenet 189/2, 190/2, 298/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2.Arjan Shehu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje në vendin e banimit, të pandehurit:

1.Dritan Gramozi, i biri i Janaq dhe i Spira, i datëlindjes 17.09.1974, lindur dhe banues ne Stjar, Delvinë.

2.Arjan Shehu, i biri i Sefer dhe i Ëngjëllushe, i datëlindjes 30.03.1973, lindur në Toç, Tepelenë dhe banues në Tiranë, për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.09.2021, ditë e hënë, ora 13:00.

Mosparaqitja e të pandehurve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje qëndron në dosje, një kopje i dërgohet për afishim Bashkisë Delvinë, Bashkisë Tiranë, për tu afishuar në këndin e tyre, dhe në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata urdhëron depozitimin e shkresës për realizimin e afishimit të njoftimit në Gjykatën e Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin, 

GJYQTAR

ERJON ÇELA