Urdhëra thirrje per gjykim

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurve: Borislav Ivanov KRUMOV, Marin Dimitrov VASILEV, etj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.21 Akti                                                                                                    Tiranë, më 08.10.2020

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurit.

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURVE: Sajmir Hysenbelliu,  Skënder Koçi,  Enxhi  Koçi, Adriatik Çekaj, Ilir Feçi, Jorgo Shaho, Përparim Kule, Shkëlqim Koçi, Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Bashkim Sorra, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti  dhe Genc Dibra.

AKUZUARPër kryerjen e veprave penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” më

shumë se një herë, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar

kriminal, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a-2 e 334 të Kodit

Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 26.09.2019, gjykata ka vendosur Pezullimin e gjykimit të çështjes penale ndaj të pandehurve Sajmir Hysenbelliu,  Skënder Koçi,  Enxhi  Koçi, Adriatik Çekaj, Ilir Feçi, Jorgo Shaho, Përparim Kule, Shkëlqim Koçi, Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Bashkim Sorra, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti  dhe Genc Dibra.

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurve: Borislav Ivanov KRUMOV, i datëlindjes 23.07.1988, me shtetësi Bullgare, lindur dhe banues në Bullgari, me pasaportë nr. 384151603 dhe kartë identiteti nr. 646527713; Marin Dimitrov VASILEV i datëlindjes 18.11.1968, me shtetësi Bullgare, lindur dhe banues në Bullgari, me kartë identiteti nr. 644870604; Ilija MITREVSKI, i biri i Zdravko dhe Vesela, lindur më 02.08.1966 në Ohër, banues në fshatin Volino, Ohër, Maqedoni e Veriut; Betim VELIU, i biri i Islam dhe Luleta, lindur më 13.09.1985 në Strugë, banues në fshatin Delegozdi, Strugë, Maqedoni e Veriut; Artim DAUTI, i biri i Hadi dhe Fluturija, lindur më 30.08.1979 në Strugë, Maqedoni e Veriut; Zaim DAUTI, i biri i Zija dhe Meliha, lindur më 28.11.1970 në fshatin Delegozdi, Strugë Maqedoni e Veriut; Genc DIBRA, i biri i Shaban dhe Zeliha, lindur më 22.05.1972 në fshatin Delegozdi, Strugë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 15.10.2020, ditë e enjte, ora 09:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

Iliriana Olldashi