Për njoftimin e të pandehurit D.U. dt 02.05.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
Nr. Akti 76
Tiranë, më 02.05.2019
Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Damjan UZUNOV
Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, në ngarkim të të pandehurve Damjan Uzunov dhe Genti Muceku, të akuzuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/a/2 - 22 dhe 236/2 të Kodit Penal.
Në kushtet që procedura e njoftimit për të pandehurin Damjan Uzunov, sipas rregullave proceduriale të parashikuara nga neni 140 i Kodit të Procedurës Penale, nuk ka dhënë rezultate pozitive, pasi ky i pandehur nuk ka adresë të saktë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe fletë-thirrja e dërguar nga kjo gjykatë ka vetëm adresën “Tiranë“, gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Damjan Uzunov në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
URDHËRON
Kryesekretaren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurit Damjan Uzunov.
Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 16.05.2019, ditë e enjte, ora 09:30.
GJYQTARE
IRENA GJOKA