Urdhëra thirrje per gjykim

SHPALLJE, seance Gjyqesore ndaj personave te trete: ''Matteo Bortolussi''

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 142 Regj.Them.                                                                          Tiranë, më 23.07.2021

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

SHPALLJE

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim kërkesa me objekt: Konfiskimin e Pasurisw ndaj subjektit Roland Domi dhe familjarëve të tij, person i tretë: Matteo Bortolussi, bazë ligjore: Akti Normativ Nr.1 datë 31.01.2020 për “Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike”.

Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, për njoftimin e personit të tretë Matteo Bortolussi, i biri i Secondo dhe i Daniela, i datëlindjes 26.02.1976, lindur në SAN VITO AL TAGLIAMENTO dhe banues në GRUARO (VE) ITALI, nuk kanë dhënë rezultat.

Ndodhur në kushtet e sipërcituara, Gjykata, bazuar në nenin 133 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi që njoftimi i aktit, palës së tretë, Matteo Bortolussi, i biri i Secondo dhe i Daniela, i datëlindjes 26.02.1976, të bëhet nëpërmjet afishimit të aktit në këndin e njoftimeve të kësaj gjykate si edhe në faqen zyrtare të internetit.

Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më dt. 30.07.2021, ditë e Premte, ora 08:30.       

Tiranë, sot më dt.23.07.2021.

   GJYQTARE                                                                                                                                   FLORA HAJREDINAJ