Urdhëra thirrje per gjykim

URDHËR PËR THIRRJE NË SEANCËN PARAPRAKE NDAJ TË VIKTIMËS SË VEPRËS PENALE FATINA (KRISTINA) BEQIRI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.72 Akti                                                                                        Tiranë, më 01.04.2021

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake ndaj të viktimës së veprës penale Fatina (Kristina)Beqiri

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

                      K Ë T U

  

datë 14.04.2021, ditë e Martë, ora 11:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: 

TË PANDEHURVE:            1.Fjorilda KALECI

AKUZUAR:                          Për kryerjen e veprave penale “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.

                                                2.Altin ÇAKO

AKUZUAR:                          Për kryerjen e veprave penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për seancë jyqësore të viktimës së veprës penale Fatina (Kristina)Beqiri e bija e Shpëtim dhe e Alketë, e datëlindjes 06.10.1993, banuese në Vorë lidhur me seancën gjyqësore, që do të zhvillohet në 14.04.2021, ditë e Martë, ora 11:00 nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

MILIANA MUÇA