Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R “Për Njoftimin e të Pandehurit Artur RIZA”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 22/50/129 Akti                                                                                                            Tiranë, më 17.11.2020

U R D H Ë R

“Për Njoftimin e të Pandehurit Artur RIZA”

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 04.12.2020, ditë e Premte, ora 13:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, për shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të:

TË PANDEHURIT:   Artur Riza

                                                

I AKUZUAR:             Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 109/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, nëpërmjet depozitimit të aktit të njoftimit në adresën: Njësia Bashkiake Nr.6, Rruga “Hamdi Llulaj”, Pallati Nr.3, Hyrja nr.1, Tiranë, afishimit të aktit të njoftimit në këndin e shpalljeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të pandehurit Artur Riza, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 04.12.2020, ditë e Premte, ora 13:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në Njësinë Bashkiake Nr.6, Rruga “Hamdi Llulaj”, Pallati Nr.3, Hyrja nr.1, Tiranë, afishohet në portën e shtëpisë së tij, në këndin e shpalljeve dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

      GJYQTARE

 
Ornela NAQELLARI