U R D H Ë R “Për Njoftimin e të Pandehurit Laert HAXHIU”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.68 Akti Tiranë, në datë 15.10.2020
U R D H Ë R
“Për Njoftimin e të Pandehurit Laert HAXHIU”
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 28.10.2020, ora 13:00, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Paraprake, për shqyrtimin e kërkesës penale me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.209 të Vitit 2019, kundër:
Të pandehurve:
1. Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje” mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
2.Orgest Bilbili, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja në grupin e struktuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’’, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike’’, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
3. Anterio Kaloshi, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje” mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, nëpërmjet depozitimit të aktit të njoftimit në Lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.
U R D H Ë R O N
Njoftimin e të pandehurit Laert Haxhiu, për t’u paraqitur në seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.10.2020, ora 13:00, duke e paralajmëruar të pandehurin se, në rast se nuk paraqitet, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të tij.
Urdhëri i njoftimit depozitohet në Lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, afishohet në portën e shtëpisë së tij në Lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJYQTARE
Daniela SHIRKA