U R D H Ë R “Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.68 Akti Tiranë, në datë 08.10.2020
U R D H Ë R
“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 15.10.2020, ora 12:00, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Paraprake, për shqyrtimin e kërkesës penale me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr.209 të Vitit 2019, kundër:
Të pandehurve:
1. Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje” mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
2.Orgest Bilbili, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja në grupin e struktuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’’, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike’’, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
3. Anterio Kaloshi, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje” mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e kryer në dëm të viktimave Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, kryer në dëm të shtetasve Marius Xhepexhiu dhe Bujar Turku”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prishje të qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 333/a/1, 334, 78/2 e 22 , 79/dh, 79/dh 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Trashëgimtarë të viktimave:
1. Agron Hoxha
2. Fatos Latifi
Viktima në proces:
1. Marius Xhepexhiu
2. Bujar Turku
3. Xhulio Shkurti
Për njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave në proces, për caktimin e seancës paraprake në datë 15.10.2020, ora 12:00, gjykata çmon të nevojshme të aplikojë regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.
U R D H Ë R O N
Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Agron Hoxha, Fatos Latifi, Marius Xhepexhiu, Bujar Turku dhe Xhulio Shkurti, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 15.10.2020, ora 12:00.
Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca paraprake do të zhvillohet në mungesë të tyre.
Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJYQTARE
Daniela SHIRKA