Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R “Për njoftimin e viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

            _____________________________________________________________________

Nr. 69 Akti                                                                                                    Tiranë, me datë 10.02.2021

U R D H Ë R

“Për njoftimin e viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 01.02.2021, është regjistruar çështja penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Duraku, i akuzuar për kryerje të veprave penale “Vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, kur ka sjellë pasoja të rënda, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara në nenet 134/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Viktima në proces:

Shtetasit gjermanë Adelbert Bayer, Susanne Gempler, Jürgen Breitenreuter, Heini Zimmermann, Christan Klömel, Andreas Schillinger, Clemens Schindler, Thomas Schmälzle, Andrea Zoller, Bernd Kraut,  Manfred Hiβ, Marianne Schëörer, Armin Busch, Fridrich Klöfpfer, Angela Katherina Dr.Kaupp, Hildegard Schäfer, Hans-Peter König, Tanja Klem, Annekathrin Lott, Astrid Kunzëeiler, Martin Ratzer, Aleksander Schëamberger, Renate Storz, Elena Sieg, Bernhard Kunz, Renate Gräβle, Stefan Baum, Anita Brose dhe Karin Birkle.

Për njoftimin e viktimave në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 23.02.2021, ditë e martë, ora 14.30, për shkak të numrit të tyre dhe faktit të qëndrimit në Gjermani, çmoj të nevojshme të aplikoj rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

URDHËRON

Shpalljen publike të njoftimit të viktimave në proces, shtetasve gjermanë Adelbert Bayer, Susanne Gempler, Jürgen Breitenreuter, Heini Zimmermann, Christan Klömel, Andreas Schillinger, Clemens Schindler, Thomas Schmälzle, Andrea Zoller, Bernd Kraut,  Manfred Hiβ, Marianne Schëörer, Armin Busch, Fridrich Klöfpfer, Angela Katherina Dr.Kaupp, Hildegard Schäfer, Hans-Peter König, Tanja Klem, Annekathrin Lott, Astrid Kunzëeiler, Martin Ratzer, Aleksander Schëamberger, Renate Storz, Elena Sieg, Bernhard Kunz, Renate Gräβle, Stefan Baum, Anita Brose dhe Karin Birkle, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 23.02.2021, ditë e martë, ora 14.30.

Viktimat në proces paralajmërohen për zhvillimin e seancës gjyqësore, në rast mosparaqitje, në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

       GJYQTAR

Klodian KURUSHI