Urdhëra thirrje per gjykim

U R D H Ë R për thirrjen në seancën paraprake ndaj të viktimës së veprës penale Aleksandër Laho

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.31 Akti                                                                                                           Tiranë, më 24.02.2021

Lënda:    Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake ndaj të viktimës së veprëspenale Aleksandër Laho

Drejtuar:    KRYESEKRETARISË

K Ë T U

datë 11.03.2021, ditë e enjte, ora 13:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: 

Redjan RRAJA

I AKUZUAR:          Për kryerjen e veprave penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a - 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

Ariol HALILAJ

I AKUZUAR:         Për kryerjen e veprave penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

VIKTIMA TË VEPRËS PENALE:  1. Arian NDOJA

  2. Genc MALOKU

  3. Aleksandër LAHO 

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për seancë paraprake të viktimës së veprës penale Aleksandër Laho i biri i Xhemal dhe i Qefnije, i datëlindjes 03.08.1973, lindur në Shijak dhe banues në Fermë-Sukth, Durrës, me numër telefoni 0682740420 lidhur me seancën paraprake, që do të zhvillohet në datë 11.03.2021, ditë e enjte, ora 13:30 nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

MILIANA MUÇA