Urdhëra thirrje per gjykim

Urdher Thirrje për gjykim për viktimën, shtetasen G. B. dt 16.05.2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 90

Tiranë, më 16.05.2018

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për viktimën, shtetasen G. B.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURIT:  XHEVAHIR OSJA

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i të miturve”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 128/b/3 i Kodit Penal.
Në seancën gjyqësore të datës 15.05.2018, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimës Gazmira Bregu, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 22.05.2018, ditë e martë, ora 11:00 nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Vau i Dejës, Shkodër; b. në portën e shtëpisë së të viktimës Gazmira Bregu, Vau i Dejës, Shkodër; c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; c. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

MARSELA BALILI