Urdhëra thirrje per gjykim

Urdher i thirrjes për seancën gjyqësore ndaj të pandehurit Admir HOXHA, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.38 Akti                                                                                              Tiranë, më 22.06.2020

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore ndaj të pandehurit Admir HOXHA, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar.

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATE

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është dërguar për gjykim çështja penale me numër regj.38, datë 18.05.2020 kundër:

TË PANDEHURVE:   1. Astrit BALLIU (alias Avdyli, Sulejmani)

                                      2. Altin AVDYLI

                                      3. Jasin KALA (alias Avdyli)

                                      4. Gjevi NDOKA (alias Xhevahir)

                                      5. Esat MEHMETI

6. Petrit SULEJMANI

7. Saimir SULEJMANI

                                      8. Hajri SEFERI

  9. Orges JAHELEZI

 10. Shkëlqim AVDYLI

 11. Denis LLAFTIU

 12. Mario ZEQIRI (alias Edinjo)

 13. Elton SHEHAJ

 14. Fatos LLAFTIU

 15. Ardit GJYRIQI

 16. Admir HOXHA, i biri i Gëzim dhe i Shpresa, i datëlindjes 17.10.1976, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, me adresë: Njësia Bashkiake nr.11.

 17. Hekuran Hoxha

 18. Iskënder SALE (alias Mehmet Gjini)

 19. Xhemal SHALA

 20. Xhevit SHUTI

 21. Flamur ÇELAJ

 22. Vehbi BERUSHI

 23. Mustaf SHUTI

 24. Anila SHUTI        

        

TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 278/1, 333/a/2 334/1, 287/1 gërma “b”, 25, 280, 300, 248, 285, 25 të Kodit Penal.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Admir HOXHA lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 01.07.2020, ditë e Mërkurë, ora 13:30 nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

MILIANA MUÇA