Urdhër i thirrjes për seancën gjyqësore ndaj të pandehurve P. S. dhe A. H.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.38 Akti Tiranë, më 04.06.2020
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore ndaj të pandehurve Petrit SULEJMANI dhe Admir HOXHA, me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar.
Drejtuar: KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATE
Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është dërguar për gjykim çështja penale me numër regj.38, datë 18.05.2020 kundër:
TË PANDEHURVE:
1. Astrit BALLIU (alias Avdyli, Sulejmani)
2. Altin AVDYLI
3. Jasin KALA (alias Avdyli)
4. Gjevi NDOKA (alias Xhevahir)
5. Esat MEHMETI
6.Petrit SULEJMANI, i biri i Jemin dhe i Refie, i datëlindjes 21.04.1972, lindur dhe banues në fshatin Margëlliç, Patos, Fier.
7. Saimir SULEJMANI
8. Hajri SEFERI
9. Orges JAHELEZI
10. Shkëlqim AVDYLI
11. Denis LLAFTIU
12. Mario ZEQIRI (alias Edinjo)
13. Elton SHEHAJ
14. Fatos LLAFTIU
15. Ardit GJYRIQI
16. Admir HOXHA, i biri i Gëzim dhe i Shpresa, i datëlindjes 17.10.1976, lindur dhe banues në Krujë, lagjja nr.3.
17. Hekuran Hoxha
18. Iskënder SALE (alias Mehmet Gjini)
19. Xhemal SHALA
20. Xhevit SHUTI
21. Flamur ÇELAJ
22. Vehbi BERUSHI
23. Mustaf SHUTI
24. Anila SHUTI
TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 278/1, 333/a/2 334/1, 287/1 gërma “b”, 25, 280, 300, 248, 285, 25 të Kodit Penal.
URDHËROJMË:
Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurve Petrit SULEJMANI dhe Admir HOXHA lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 22.06.2020, ditë e Hënë, ora 11:00 nëpërmjet depozitimit;
- Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
GJYQTARE
MILIANA MUÇA