Urdhëra thirrje per gjykim

Urdhër për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Malindi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

                     

Nr. 70 akti.                                                                                                 Tiranë, më 23.2.2021

 

Lënda:     Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Malindi.

 

Drejtuar: K/sekretarisë së kësaj gjykate.

Më datë 9.3.2021, ditë e Martë, ora 08:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar do të zhvillohet Seanca gjyqësore të çështjes penale kundër të pandehurve Gentian Malindi, Altin Myslihaka, Adrian Bega, akuzuar  seicili prej tyre për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” në kuadër të “ Grupit të strukturuar kriminal” si pjesëmarrës,  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit nr.98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikës së Shqipërisë, urdhëroheni të  bëni depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Malindi, në këndin e afishimit të njoftimeve të gjykatës, si dhe në faqen e internetit të gjykatës.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore datë 9.3.2021, ditë e Martë, ora 08:30.

 

 GJYQTARE
 

FLORA HAJREDINAJ