Njoftim i të pandehurit Aurel Hoxhallari
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 12/82 Akti
Tiranë, më 18.05.2020
Lënda: Urdhër thirrje për gjykim i të pandehurit Altin ( Aurel) Hoxhallari
Pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është duke u gjykuar çështja penale me nr.regj.12/82, datë regjistrimi 15.04.2019, me
KËRKUES: Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë.
TË PANDEHUR: I. Aurel (Altin) Hoxhallari, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashiukara nga nenet 78/2-28/4, 278/1-28/4, 278/6-28/4, 283/2-28/4, 284/2-28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në seancën gjyqësore të datës 18.05.2020, gjykata bazuar në nenin 140 pika 5, në lidhje me nenin 349 të K.Pr.Penale
URDHËROI:
1. Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Altin ( Aurel ) Hoxhallari, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 18.06.2020, ditë e Enjte, ora 13:00 nëpërmjet depozitimit a. në Zyrën e Gjendjes Civile Tirane; b. në portën e shtëpisë së të pandehurit ne, Kashar, Yzberish/194 Tirane, c. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; d. në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJYQTAR
Sandër SIMONI