Urdhëra thirrje per gjykim

Urdher thirrje për gjykim për viktimën, shtetasen F. K. dt 16.05.2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë

Nr. Akti 90

Tiranë, më 16.05.2018


Drejtuar:  Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për viktimën, shtetasen F. K.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:
TË PANDEHURIT:  XHEVAHIR OSJA

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i të miturve”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 128/b/3 i Kodit Penal. 
Në seancën gjyqësore të datës 15.05.2018, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimës Fabjola Kovaçi e bija e Lenci dhe e Lola e datëlindjes 14.06.1997 lindur në Lapardha 1 Berat, dhe me banim të përkohëshëm në Linzë, Linza 123, dhe në qytetin e Shkodrës, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 22.05.2018, ditë e martë, ora 11:00 nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Komuna Dajt, Tiranë; b.  në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; c. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

MARSELA BALILI