Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj për personin nën hetim D.S. Dt 03.05.2019
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
PËR KRIME TË RËNDA
TIRANË
Nr. Akti 61
Tiranë, më 03.05.2019
Lënda: Urdhër thirrje për seancën paraprake ndaj për personin nën hetim Dominga Silvestri.
Në datë 06.05.2019, ditë e Hënë, ora 13:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Paraprake, për shqyrtimin e kërkesës penale me:
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, përfaqësuar në gjykim nga prokurorët Pranvera Pustina dhe Vladimir Mara.
OBJEKTI: 1) Kërkesë për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.125/1 të vitit 2018 me të pandehur Vito Barucchelli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal.
2) Pushimin e çështjes penale Nr. 125/1 të vitit 2018, në ngarkim të personit nën hetim Dominga Silvestri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal.
I PANDEHUR: Vito Barucchelli, me shtetësi Italiane, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”.
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal.
PERSON NËN HETIM:Dominga Silvestri, me shtetësi Italiane, me masë sigurimi personal “Garanci pasurore”.
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmoj të nevojshme
lajmërimin e depozitimit të aktit të njoftimit për personin nën hetim Dominga Silvestri, në
këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
URDHËRON
- Kryesekretaren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit urdhërin për njoftimin e personit në hetim Dominga Silvestri.
- Njoftimin e aktit të thirrjes për seancën paraprake për personin nën hetim Dominga Silvestri, që do të zhvillohet në datë 06.05.2019, ditë e Henë, ora 13:00, nëpërmjet depozitimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
- Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës paraprake, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 06.05. 2019, ditë e Henë, ora 13:00.
GJYQTARE
Daniela Shirka