VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr.Prot 23 Tiranë, më 25.10.2021
V E N D I M
Nr. 23, datë 25/10/2021
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Iliriana Olldashi dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 25.10.2021, mori në shqyrtim kërkesën me nr. 215 Prot., datë 19.10.2021 të paraqitur nga sekretare gjyqësore Evloinda Durolli, për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore.
Zj.Evloinda Durolli, ka punuar në detyrën e Sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, nga data 03.12.2004, deri në datën 18.12.2019. Referuar vendimit nr.286, dt.18.12.2019 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda emërtohet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sa më sipër, nga data 19.12.2019 deri sot datë 25.10.2021, Znj. Evloinda Durolli ushtron detyrën e Sekretares gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më datë 19.10.2021 zj. Evloinda Durolli, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore, për shkak të shpalljes të saj, si kandidate fituese, në pozicionin e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Lartë. Me shpalljen e saj si kandidate fituese në pozicion e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Lartë, ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës.
Me Vendimin nr. 18/3, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekretares Evloinda Durolli i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për këtë shkak bazuar në nenin 38, shkronja b) dhe nenin 80 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenin 64, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, pranimi i dorëheqjes dhe për këtë sekretare duhet bërë me Vendim të Këshillit të Gjykatës.
Bazuar në Vendimin Nr. 732, dt. 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë” Sekretare Evloinda Durolli ka kryer lejen e zakonshme, të vitit 2021, (28 ditë kalendarike).
SA SIPËR
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 38 shkronja b) dhe nenin 80, nenin 81, 82 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 64, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Vendimin Nr. 732, datë 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë “,
VENDOSI
- Pranimin e dorëheqjes së sekretares gjyqësore Evloinda Durolli nga pozicioni i punës së saj si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tre ditëve për regjistrimin e këtij vendimi në Regjistrin Qëndror të Personelit.
- Ngarkohet Kancelari për zbatim e këtij Vendimi.
- Ngarkohet Dega e Buxhetit me kryerjen e veprimeve financiare në zbatim të këtij Vendimi.
Tiranë, më datë 25.10.2021.
Anëtar/Gjyqtare Kryetar/Zëvendëskryetare Anëtar/Kancelar
Iliriana OLLDASHI Irena GJOKA Saimir SHYTI