Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KËSHILLI I GJYKATËS

 Nr. 2133 Prot                                                                                            Tiranë, më 22.11.2022

V E N D I M

Nr.16, datë 22.11.2022

Këshilli i Gjykatës së  Posaçme të Shkallës së  Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 22.11.2022, mori në shqyrtim në rend dite çështjet e shtruara për diskutim referuar Urdhërit “Për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Gjykatës” nr.2075 Prot., dt.17.11.2022,

SA SIPËR

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin nr. 98/2016, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", nenet 26, pika 2 dhe 38 të tij; Ligjin nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, në funksion të respektimit të të drejtave themelore të informimit dhe aksesit në drejtësi, të publikut dhe të medias, si dhe në zbatim të Vendimit Nr.454, datë 02.11.2022 “Për miratimin e planit të komunikimit për gjykatat” të Këshillit të Lartë Gjyqësorë;

VENDOSI:

1.Të caktojë pikën e kontaktit me Këshillin e Lartë Gjyqësor për monitorimin dhe zbatimin e planit të komunikimit, nëpunësin për marrëdhëniet me median dhe publikun, Znj.Dinora Aleksi, e cila ka për detyrë që çdo tre muaj të raportojë pranë “Drejtorisë për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun në Këshillin e Lartë Gjyqësor” zbatimin e planit të komunikimit sipas formatit të raportimit që është shtojcë e planit të komunikimit.

2.Ky vendim t’i njoftohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpunëses për marrëdhëniet me median dhe publikun, Znj.Dinora Aleksi dhe Kancelarit.

3.Ngarkohet Kancelari që me mbështetjen e IT-së të publikojë këtë vendim në faqen e web-it të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tiranë, më datë 22.11.2022.

  Anëtare/Gjyqtare                  Kryetar/Zëvendëskryetare                  Anëtar/Kancelar

     Etleva DEDA                               Irena GJOKA                                Saimir SHYTI