Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS


Nr._____Prot.
Tiranë, më  30/03/2020 

V E N D I M

Nr._____datë  30.03.2020

“Për marrjen e masave të veçanta në veprimtarinë gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjatë kohëzgjatjes  së gjendjes  së epidemisë së shkaktuar nga COVID – 19”

Këshilli i Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sot më datën 30.03.2020, duke ndjekur situatën e shkaktuar nga përhapja në vend e infeksionit COVID 19, në vijim të Vendimeve të marra nga Këshilli i Gjykatës në mbledhjen e datës 24.03.2020, në zbatim të Vendimit nr. 128 datë 24.03.2020 të KLGJ, “Për vijimin e pezullimit të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithe gjykatat në RSH “, në kushtet e reja të miratimit dhe të hyrjes në fuqi të Aktit Normativ të Këshillit të Miistrave nr. 9 datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID -19”, ku sipas nenit 3, paragrafi 4, të këtij Akti Normativ, organet e administrimit gjyqësor miratojnë masa organizative specifike për zhvillimin  e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet  në ambientet e gjykatës  dhe brenda sallave gjyqësore, si dhe kontaktet e ngushta ndërmjet individëve, si dhe në nenin 4, ku parashikohet mundësia për zhvillimin e seancave me të pandehur me masë sigurimi “arrest në burg” nëpërmjet lidhjeve audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike për këtë qëllim,

bazuar në nenin 38 pika d) shkronjat (f), (g) dhe (gj) të ligjit nr. 98/2016 datë 6.10.2016, “Për organizimin  e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë “, Aktin Normativ të Këshillit të Miistrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohezgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID -19”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, date 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore”, si dhe Vendimin nr. 128, datë 10.03.2020 të KLGJ, “Për vijimin e pezullimit të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë  gjykatat në RSH “.

V E N D O S I

  1. Kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga data gjatë periudhës së pezullimit të veprimtarisë gjyqësore dhe shtyrjes së proceseve për për shkak të situatës së krijuar nga  përhapja e infeksionit COVID - 2019.
  2. Vijimin e veprimtarisë gjyqësore  dhe shërbimeve gjyqësore vetëm për çështje të ngutshme sipas vlerësimit të gjyqtarëve  dhe për shqyrtimin e kërkesave që lidhen me masat e sigurimit për të pandehurit.
  3. Shmangien e grumbullimeve në ambientet e Gjykatës dhe kufizimin e hyrjes së publikut dhe mediave në ambientet e gjykatës me përjashtim të personave dhe subjekteve që kryejnë veprimtari të vlerësuar si të ngutshme dhe ato për masat e sigurimit dhe zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura.
  4. Marrjen e masave që gjatë zhvillimit të seancave të ngutshme  dhe ato për shqyrtimin e  kërkesave mbi masat e sigurimit të respektohen rregullat parandaluese shëndetësore mbi sigurimin e shëndetit në përputhje me legjislacionin për luftën kundër përhapjes së sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të autoriteteve shëndetsore, si ato që kanë të bëjnë me distancën në mes të personave si për gjyqtarët, administratën gjyqësore, subjektet procedurale, të pandehurit apo personat nën hetim etj. 
  5. Tu kërkohet zbatimi i këtyre rregullave punonjësve të policisë shtetit dhe atyre të policisë së burgjeve.
  6. Rregullimin  aksesit në shërbime nëpërmjet komunikimit telefonik,  dhe elektronik të bëra publike nga gjykata në ambientet në hyrje të saj dhe në faqen ëeb të Gjykatës www.gjp.gov.al, në adresën elektronike, e-mail: sekretaria@gjp.gov.al, dhe në numrin e telefonit: +35542225075.
  7. Vendosjen e udhëzuesve të detyrueshëm në hyrje të institucionit dhe të publikimin e tyre në faqen e web të Gjykatës. 
  8. Zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore në lidhje me kërkesat për masat e sigurimit “arrest në burg “ si dhe në rastet kur i pandehuri është në masën e sigurimit “arrest në burg” dhe kërkon që të vijohet me gjykimin pas marrjes së deklaratës për dhënie pëlqimi sipas formatit të miratuar nga Gjykata. 
  9. Zhvillimin  e seancave gjyqësore të përcaktuara në pikën nr. 8,  kur është e mundur, nëpërmjet sistemit të vidiokonferencës ose lidhjeve audiovizive sipas programeve kompjuterike të përshtatshme e të zbatueshme teknikisht në Gjykatë. 
  10. Të përshtatet orari i punës nga ora 07:30 – 12:30, në përputhje me urdhërimet e autoriteteve shtetërore për kufizimin e lëvizjes së shtetasve. 
  11. Të hartohet një grafik për daljen në punë të punonjësve të administratës gjyqësore duke kufizuar prezencën e shumë personave në ambientet e brendshme të gjykatës. 
  12. Të merren të gjitha masat e tjera të nevojshme parandaluese nga administrata dhe Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, si ato që lidhem me profilaksinë, dezinfektimin vazhdues të ambienteve, etj., me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut.
  13. Ngarkohet Kancelari me ndjekjen e zbatimit të këtyre masave. 

Tiranë, më 30 mars 2020

KËSHILLI I GJYKATES

        SAIMIR  SHYTI          SANDËR   SIMONI         KLODIAN   KURUSHI

      KANCELAR                  KRYETAR                          Zv/ KRYETAR