Mospranim
Informacioni në këtë faqe-Interneti është i mbrojtur ligjërisht dhe është dhënë në bazë të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Politikë e brendshme e Gjykatës në lidhje me faqen në Internet
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e mirëmban këtë faqe në Internet që t'i mundësojë publikut thjeshtëzimin e marrjes së informacionit në Gjykatë. Qëllimi i kësaj Gjykate është që ky informacion të jetë në kohë reale dhe i saktë. Nëse dalin gabime gjatë punës, Gjykata ka predisopzicionin maksimal që t'i korrigjojë ato.
Informacioni nuk ka për qëllim të japë këshilla zyrtare apo profesionale (nëse ju keni pyetje të veçanta, ju duhet të kontaktoni gjithmonë personelin përkatës).
Gjykata po punon intensivisht për të minimizuar gabimet teknike që mund të dalin gjatë përdorimit të faqes së Internetit, apo gjatë publikimit të të dhënave, por, sidoqoftë, disa të dhëna apo informacione mund të jenë krijuar apo strukturuar në bazë formatesh të dhënash që mund të përmbajnë gabime; prandaj gjykata ende nuk mund të garantojë që ky shërbim i publikimit në Internet absolutisht nuk ka gabime. Gjithsesi, Gjykata synon që këto gabime t'i mënjanojë sa më parë.
Gjykata mirëpret përshtypjet, mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet tuaja lidhur me këtë faqe-Interneti, duke vlerësuar se ato do t'i shërbejnë përmirësimit të vazhdueshëm të saj.